La punën si logopede për të punuar në jahte/ Stjuardesa tregon jetën luksoze në det: Pronarët bilionerë janë shumë të thjeshtë

schedule08:45 - 28 Mars, 2024

schedule 08:45 - 28 Mars, 2024

Stjuardesa e jahteve, Redona Dedja ka ndarë historinë e profesionit të saj aktual, pasi la logopedinë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se aktualisht ndodhet në Gjermani me jahtin ku punon.

Redona ka zbuluar se ka tetë vite që punon në jahte dhe ka parë kërkesat nga më të çuditshme të klientëve të saj. Mirëpo, ajo ka theksuar se është me fat që pronarët e saj i kanë qëlluar gjithmonë njerëz të thjeshtë, pavarësisht se ishin biolinerë.

“Zakonisht kemi fundjavat pushim, ndërsa kur kemi sezonin veror ndryshon.

Ndahet në tre kategori ky profesion, mirëmbajtja e jahtit, shërbimi i klientëvë dhe e fundit të kujdesesh për zonën dhe pronarët e jahtit. Unë i kam kaluar të treja këto faza sepse kam 8 vite që punoj.

Në momentin që je në një profesion që je në shërbim nuk paragjykon asgjë, edhe në qoftë se janë dëshirat nga më të çuditshmet. Për shembull, në Azi një pronar ka marr frutat me avion privat nga Indonezia sepse i donte të freskëta. Unë kam qene me shumë fat, sepse kam punuar me njerëz shumë të mirë dhe të thjeshtë, me njerëz që po t’i shikosh në rrugë thua nuk ka mundësi që ky të jetë bilioner.

Dua të them që këto paga janë normale për Evropën, ndërsa ne na duken shumë. Benefitet janë që ti kursen sepse ti nuk ke shpenzime. Rrogat variojnë nga 2000 dollarë. Me këtë profesion më kanë prezantuar dy kushërirat e mia, që kanë qene të parat që kanë sjellë jahtet në Shqipëri për karburant. Ia di shumë për nder që më prezantuan me këtë profesion”, u shpreh Redona./abcnews.al