La Liga me plan konkret, si do të mbushen stadiumet me tifozë

schedule08:57 - 30 Maj, 2020

schedule 08:57 - 30 Maj, 2020

La Liga nisi me 11 qershor dhe një ditë më parë u bë zyrtare gjithçka. Presidenti i Ligës, Javier Tebas, për mediat deklaroi se shpresojnë që sa më shpejt të luhet me tifozë dhe ky është synimi kryesor. Në Spanjë raportohet të ketë edhe një plan për hapjen graduale të stadiumeve.

LEXO EDHE: Rikthimi i La Liga, çfarë deklaroi presidenti Javier Tebas

Ky sezon pritet të mbyllet me ndeshje që do të zhvillohen pa praninë e publikut, ndërkohë që sezoni i ri, që nis më 12 shtator, do të jetë ndryshe. Planifikohet që në stadium të lejohen tifozë sa 30 për qind e kapaciteteve në stadiume.

Më pas, në muajin nëntor, stadiumet mund të mbushen deri në 50 për qind të kapacitetit dhe në vitin 2021 të hapen plotësisht impiantet e futbollit. E gjitha kjo mendohet tani dhe me idenë se situata prej COVID-19 do të vijë në përmirësim dhe nuk do të ketë një valë të dytë që ta godasë sërish popullatën në Spanjë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!