La Liga jep aprovimin: Xavi në pankinë në derbi, pagoi klauzolën me Al Sadd

schedule14:40 - 16 Nëntor, 2021

schedule 14:40 - 16 Nëntor, 2021

Kufiri i vlerës financiare të vendosur nga La Liga ka penguar projektin ambicioz të Joan Laporta, i cili donte të korrigjonte sa më shpejt fatkeqësitë e kryera nën drejtimin e Bartomeu, por që u përplas me realitetin e ashpër.

Kështu, pasi humbi Lionel Messin dhe rrezikoi të mos nënshkruante Memphis Depay dhe Sergio Aguero, Barcelona rrezikoi t’i anulohej kontrata e Xavi, trajner i ri i emëruar së fundmi.

Në fund, megjithatë, klubi blaugrana ia doli me një hile. Sipas ”Cope , departamenti i kontrollit ekonomik të La Ligës aprovoi kontratën pasi ishte Xavi ai që pagoi klauzolën e lirimit (të vlerësuar në 5 milionë euro) me Al Sadd. Prandaj, ish-mesfushori do të jetë në pankinë në derbin kundër Espanyol./h.ll/abcnews.al