La Infektivin për politikën pas 36 vitesh, Najada Çomo tregon arsyen: Askush më mirë se unë….

schedule21:37 - 9 Mars, 2021

schedule 21:37 - 9 Mars, 2021

Najada Çomo, ka treguar arsyen pse vendosi të lërë spitalin Infektiv për t’iu futur politikës pas 36 vitesh punë në këtë spital. Çomo është e mendimit se askush më shumë se ajo nuk mund ta reflektojë punën e madhe të bërë në spitalet COVID.

Ajo shton se një nga motivet e forta për të vazhduar punën ka qenë edhe suporti i kryeministrit Edi Rama duke theksuar se në këtë kohë ajo që nevojitet më së shumti është besimi.

“Pasi mbarova fakultetin e mjekësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1985 kam filluar punë në spitalin Infektiv dhe që nga ai vit nuk jam ndarë më prej atij shërbimi. Ka qenë një punë me përkushtim, me studim, me instruktim dhe natyrisht dinjitet profesional për t’i shërbyer pikërisht pacientëve në këto spitale.

Unë e pranova ftesën sepse kush më mirë se mua mund ta reflektojë punën e madhe të bërë në spitalet COVID, besoj dhe uroj të vlefshëm pikërisht për mbarëvajtjen e shëndetit të popullatës dhe sigurisht për ta bërë më të mirë këtë pjesë të politikës që jemi sot.

Një nga motivet e forta për të vazhduar punën në mënyrë korrekte ka qenë dhe suporti maksimal i kryeministrit të vendit zotit Rama në mbarëvajtjen e kësaj pandemie. Ajo që na nevojitet më shumë nga të gjitha është që ne duhet të besojmë shumë shumë shumë”, shprehet ajo./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!