“La Griffe Academy” në Milano/ Të rinjtë e akademisë shqiptare të modës shkëlqejnë në Itali

schedule17:14 - 25 Shtator, 2023

schedule 17:14 - 25 Shtator, 2023

Nën dritat e pasarelës në javën e modës në Milano shkëlqyen dhe të sapodiplomuarit e La Griffe Academy me qendër në Tiranë. Modelet shqiptare prezantuan të dielën krijimet me simbolikë të fortë autoktone.

Lahuta e Eposit të Kreshnikëve shënoi një moment të ri për markën shqiptare në botë, por dhe për karrierën e dhjetëra të rinjve e të rejave që I besuan filozofisë, emrit dhe profesionalizimit të La Griffe.

Të parës akademi mode në Shqipëri që përgatit për tregun nde kombëtar duke ofruar mundësinë e prezantimit të njohurive të marra në platforma të rëndësishme.

Të sapodiplomuarit e La Griffe Academy u prezantuan aty ku përgjatë jave mblidhen në sfilata ekspozita dhe mbrëmje madhështore emra të mëdhenj të modës; nga Armani tek Versace e nga Prada tek Dolce & Gabana.

La Griffe Academy  finalizoi sfilatën me lahutën shqiptare duke përmbyllur kështu pjesëmarrjen dinjitoze  në javën e  modës në  Milano.