Kapiteni Holandës, Georgino Wijnaldum la Liverpool këtë verë me parametra zero dhe vendosi të transferohet te PSG, pas negociatash të gjata me Barcelonën dhe një marrëveshje verbale me katalanasit. Në një intervistë për mediet e vendit të tij, Wijnaldum tregon pse zgjodhi PSG.
30-vjeçari tregon se tratativat kanë zgjatur pesë javë dhe në fund shprehet se zgjodhi PSG sepse ata u treguan më të shpejtë dhe projekti i tyre për të si lojtar ishte më bindës. Paratë mesfushori nuk i përmendi, por PSG ofroi të paktën dyfishin e Barcelonës.
“Ishte shumë e vështirë, Isha në negociata për 5 javë derisa mora vendimin përfundimtar. PSG ishte pak më e shpejtë dhe projekti i tyre për mua ishte më bindës. Ishte vendim i vështirë sepse Barcelona ishte shumë e interesuar për mua.
Duhej të merrja një vendim të vështirë. Ishte shumë e vështirë. Ata janë dy klube shumë të mëdha dhe ti dëshiron të luash për të dy. Në fund vendosa për PSG. Ishte një lehtësim i madh që zgjidha gjithçka para nisjes së turneut”, u shpreh Wijnaldum. /abcnews.al