Kylie Jenner ka shitur 51 për qind të aksioneve të biznesit të saj të kozmetikës.
Ato janë tashmë nën zotërim të “Coty”, kompania e bukurisë që kontrollon “Gucci Beauty”, “Burberry” dhe “Miu Miu” në kategoritë e parfumeve dhe make-up.
Ky veprim dëshmon se ky është vetëm fillimi për Kylie-n dhe perandorinë e saj të bukurisë, që tani përfshin edhe një linjë për kujdesin e lëkurës.
22-vjeçarja njihet si miliarderja më e re në botë përmes linjës së saj të bukurisë dhe me këtë shitje ,me vlerë 600 milionë dollarë është në rrugën e duhur për zgjerimin e kompanisë së saj “Kylie Cosmetics”./abcnews.al