Kylie Jenner është një ndër personazhet më të komentuar dhe gjithmonë është vënë në fokus të mediave rozë. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan foto të cilat menjëherë marrin vëmendjen e të gjithëve.
22-vjeçarja ka eksperimentuar shumë me pamjen e saj, ku shpeshherë është shfaqur me flokë bjonde dhe rozë. Mirëpo, së fundmi ylli televiziv ka vendosur të vijë me një pamje krejtësisht ndryshe.
Ajo ka suprizuar fansat, pasi ka postuar një foto në Instagram, ku shfaqet me flokë e lyera ngjyrë çokollatë. Ky ndryshim drastik padyshim ka tërhequr dhe vëmendjen e motrës së saj, Kim-it, e cila shkruan: E dashuroj këtë ngjyrë të flokut.
Kujtojmë që 22-vjeçarja pak kohë më parë u përball me një sërë akuzazh nga revista prestigjioze ‘Forbes’. Revista e hoqi nga lista si miliarderja më e re në botë, madje hodhi akuza se kompania e saj është më pak fitimprurëse, nga çfarë është raportuar./abcnews.al