Kylie Jenner ka nxitur thashethemet se tashmë ka mirëpritur fëmijën e saj të dytë me Travis Scott. Gjithçka nisi pasi Travis Barker, i fejuari i Kourtney Kardashian ndau një fotografi që tregonte familjen duke parë filmin “How the Grinch Stole Christmas”, pranë së cilës ishte një shishe bebeje me qumësht.
Kylie është e vetmja anëtare e Kardashian-Jenner e cila është në pritje të ëmbël dhe për këtë arsye është spekuluar se mund të ketë lindur. Ka pasur edhe spekulime se shishja mund të jetë përdorur për të ushqyer kotelen e re që Jenner dhe Scott i dhuruan vajzës 3 vjeçare.
Kylie Jenner njoftoi shtatzëninë e saj të dytë me Travis Scott në shtator të këtij viti me një video në Instagram, por nuk specifikoi se sa muajshe ishte. Çifti i famshëm kanë dhe një vajzë me emrin Stormi.
/abcnews.al