Kylian Mbappe te Real Madrid? Ancelotti: As po mendoj për të! Boll tani…

schedule13:40 - 19 Maj, 2022

schedule 13:40 - 19 Maj, 2022

Kylian Mbappe është epiqendra e këtyre ditëve te Real Madrid, pasi në Spanjë kanë raportuar se është arritur marrëveshja mes palëve për sezonin e ardhshëm.

Gjithsesi trajneri Carlo Ancelotti e di shumë mirë se ku duhet të fokusohen, pasi finalja e Champions League kundër Liverpool është shumë afër.

Trajneri italian ka folur sot dhe ka qenë i qartë me ato që ka thënë: “Nuk po mendoj farë për Kylian Mbappe. Fokusi ynë i vetëm është finalja e Champions League dhe boll me këtë temë”. / abcnews.al