Jo vetëm Harry Kane, një tjetër sulmues i madh do të ndërrojë skuadër këtë verë. Ai është Kylian Mbappe, i cili e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga PSG, pavarësisht se klubi francez është përforcuar shumë në merkato dhe synon fitimin e Champions League.
22-vjeçari është i fiksuar pas Real Madrid, klub që është i interesuar prej vitesh për shërbimet e tij. Marca shkruan se Mbappe ia ka bërë të qartë drejtuesve të PSG-së se nuk do të rinovojë kontratën, e cila i përfundon në verën e vitit të ardhshëm.
Shitja e tij është opsioni i vetëm në këto kushte. Në Spanjë po përgatisin ofertën e duhur, me Florentino Perez që po bën gati milionat për t’i dhuruar trajnerit Carlo Ancelotti një emër të madh dhe premtues në repartin ofensiv. /abcnews.al