Kylian Mbappe drejt largimit, PSG projekton transferimin e madh

schedule14:16 - 10 Prill, 2021

schedule 14:16 - 10 Prill, 2021

Gjatë merkatos së verës priten shumë lëvizje, ku dhe emrat më të mëdhenj të futbollit europian janë në “valle”. Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, është epiqendra e merkatos dhe në sezonin e ardhshëm pritet ta shikojmë larg Parisit.

Në rast se kampioni i botës me Francën do të transferohet te Real Madrid atëherë PSG po përgatit bombën e merkatos. Sipas raportimit të “Tuttosport”, zëvendësuesi i 22-vjeçarit do të jetë Cristiano Ronaldo.

 

 

Edhe ylli portugez është në të njëjtën situatë si Mbappe te Juventusi, por e ardhmja e tij tek torinezët do të varet dhe nga pjesëmarrja në Champions League sezonin e ardhshëm apo jo. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me yjet e futbollit europian dhe për këtë duhet të presim fundin e sezonit. /abcnews.al