Kur vjen çështja tek teknologjia e avancuar, NASA di si të ruajë diferencën me të tjerët. Kjo, edhe kur bëhet fjalë për një tualet.
Kështu, agjencia ka planifikuar prodhimin e një tualeti tepër të kushtueshëm për austronautët e saj me qëllim që të ndjehen sa më komodë në hapësirë, shkruan abcnews.al.
Tualeti do të kushtojë 23 milion dollar dhe pritet që të shërbejë në misionet për në Hënë dhe Mars.
Madje, kompania e ka bërë me dije se tualeti është projektuar që t’i vijë më tepër në ndihmë austronauteve gra.
Gjithçka pritet të përfundojë në vitin 2024. /abcnews.al