Ky qytet në Europë nuk ka pasur asnjë orë të vetme me diell gjatë dhjetorit

schedule17:00 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 17:00 - 11 Dhjetor, 2020

Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Shumë qytete të Suedisë, përfshirë kryeqytetin Stokholm, nuk kanë parë as edhe një orë të vetme dielli gjatë muajit dhjetorit.

“Stokholmi, zonat në Karlstad, Luginën Tarfala në Kiruna dhe kepi verior i Öland nuk arritën të regjistronin asnjë dritë me diell këtë muaj”, shkroi në Twitter meteorologia Ulrika Elvgren.

Sipas “Aftonbladet”, hera e fundit që u mat drita e diellit në Stokholm ishte 28 nëntori, gati dy javë më parë, ndërsa në Karlstad ishte 27 nëntori.

Zakonisht, muaji dhjetor në Suedi zëvendëson motin gri dhe me re të nëntorit, me një freski dhe qiell më të kthjellët. Mirëpo, këtë vit, si rrallëherë, kjo gjë nuk ka ndodhur. l.k/abcnews.al