“Ky parlament nuk meriton të ekzistojë”, Berisha: Jam zotuar që këtu do të vijë populli…

schedule11:40 - 17 Nëntor, 2022

schedule 11:40 - 17 Nëntor, 2022

TIRANË – Ish- kryeministri Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë sot duke thënë se “parlamenti aktual nuk meriton që të ekzistojë.”

Ai theksoi se do të vijë një ditë që populli opozitar do të mbërrijë në Parlament dhe do të jap përgjigjen e merituar sipas tij për gjithçka ka bërë qe

“Nuk respektohet asnjë nen i kushtetutës. Gjithçka bëhet për të shuar zërin e opozitës. Ata nuk duan që ne t’i denoncojmë këto vjedhje. Parlamenti ka marrë formën e platforme sharje.” tha Berisha.

https://youtu.be/oxt4FsLYmQ0

“Kjo na detyroi, që të dalim fal Facebook të komunikojmë me qytetarët se ndryshe nuk do na lejonin. Është bërë një institucion që marrin vendime grupe kriminale me dhe pa pushtet. Ky pushtet nuk meriton të ekzistojë. Siç jam zotuar më 12 nëntor. Në momentin e caktuar këtu në Kuvend do vijë populli shqiptar. Kemi 4 muaj që kemi dorëzuar një rezolutë për krimet serbe në Kosovë. Por këto nuk e fusin në procedurë. Linda e parlamentit e mban sirtar. Linda e Parlamentit zbaton porositë e Edit të Surrelit. Edi thotë fjalë më të turpshme.” tha Berisha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!