Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ky Milan u ndërtua prej humbjes turpëruese, ju tregoj momentin më të bukur”

schedule16:35 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 16:35 - 22 Dhjetor, 2020

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, foli para mediave pak çaste më parë në konferncën e zakonshme për shtyp para duelit me Lazion. Kuqezinjtë vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e parë dhe trajneri shpreson se dhe kundër kryeqytetasve ata do të marin një rezultat pozitiv. Gjithashtu ai u ndal dhe tek mungesat e shumta, por beson se grupi është më i fortë se kurrë.

“Për fat të keq, tifozët ende nuk mund të jenë me ne, por ne mund ta ndiejmë praninë e tyre. Sigurisht që ka afeksion dhe pasion në qytet. Marrim më shumë vlerësime dhe kjo ndodh në të gjithë Milanon. Jam krenar që jam pjesë e këtij klubi”, deklaron italiani.

 

“Lazio? Fillimisht ndaj Sassuolos e kontrolluam taktikisht ndeshjen dhe i kishim studiuar mirë barazimet e mëparshme. Mesa duket kishim diçka që nuk shkonte te mbrojtja. Dueli kundër Lazios është shumë i rëndësishëm dhe i kam thënë edhe skuadrës që duhet të bëjmë dhe një sforcim të fundit për të përfunduar me sukses pjesën e parë të sezonit.

Jemi mirë, përveç mungesave që kemi. Rebic dhe Tonali? Do ta kuptoj të nesërmen se kush do të jetë në gjendje më të mirë. Kur kemi ndeshje brenda grupit në mbrëmje, unë ia komunikoj formacionin në mëngjes. Sot ata ishin mjaft mirë, por ende nuk kam siguri të plotë,” shton Pioli.

“Momenti më i bukur i vitit? Ka pasur shumë momente të bukura në vitin 2020, pasi kemi marrë rezultate të rëndësishme. Gjëja më e mirë për mua është të shoh një grup që punon çdo ditë. Pa asnjë diskutim momenti më i bukur ishte kur Gazidis më tha që klubi dëshiron të vazhdojë projektin me mua”.

Humbja me Atalantën, me rezultatin 5-0, ishte momenti i kthesës te kuqezinjtë dhe Pioli e pranon: “Ishte një humbje poshtëruese për mua dhe për të gjithë. Ai ishte guri i parë mi të cilin e ndërtuam këtë Milan. Nga ajo ndeshje e kuptuam se çfarë në duhej dhe në janar klubi bëri një merkato të shkëlqyer”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!