Në Rusi doza e parë e vaksinës anti-Covid është bërë e detyrueshme për ata që punojnë në sektorin e shërbimeve në Moskë. Kjo masë përfshin personelin e shëndetësisë, transporteve dhe arsimimit. Por dhe ata që punojnë në dyqane, restorante, vende kulturore, banke dhe qendra estetike
Vendimi është marrë nga Sobianin, kryebashkiaku i kryeqytetit rus, pasi numri i infektimeve është sërish në rritje. Situata në Moskë është dramatike me 12 mijë pacientë të shtruar në spital, ndërsa shifrat janë të njëjta me ato të një viti më parë.
Kryebashkiaku rus theksoi se nëse dikush punon në një organizatë që iu shërben një numri të caktuar njerëzish, vaksinimi në kohë pandemie nuk është vetëm një çështje personale, pavarësisht nga masat mbrojtëse që dikush mund të marrë.
Është hera e parë që vaksinimi bëhet i detyrueshëm për një kategori njerëzish. Por kryebashkiaku këmbëngul në këtë vendim duke thënë se në një moment që qytetit i duhen spitale të reja për të përballuar fluksin e pacientëve, nuk ka më kohë për të humbur.
Kreu i Autoritetit rus për shëndetësinë, urdhëroi drejtuesit e kompanive të sektorit që të imunizojnë të paktën 60% të nëpunësve të tyre dhe doza e parë duhet të jepet brenda datës 15 korrik. Në vendin që miratoi vaksinën anti-Covid, menjëherë pasi Kina miratoi të sajën, fushata e vaksinimit masiv nuk ka nisur asnjëherë si duhet. Rusët janë shumë mosbesues dhe më pak se 10% e tyre ka marrë të dy dozat/
Vendimi i Moskës mund të ndiqet dhe nga vende të tjera. Ndërkohë Italia ka nisur prodhimin e parë të provës së vaksinës ruse Sputnik V./abcnews.al