Ky është vendi ku mund të bëni seksin më të mirë në shtëpinë tuaj

schedule23:03 - 1 Shtator, 2022

schedule 23:03 - 1 Shtator, 2022

Dhoma e gjumit është zona e shtëpisë ku çifti fle dhe kryen marrëdhënie seksuale. Kjo ka qenë e njohur me shekuj. Por ka një vend në shtëpi, i cili është më i mirë se kjo dhomë, pasi ndez më shumë flakën mes dy partnerëve.

Sipas specialistit të menopauzës dhe libidos, Shahzadi Harper, çiftet do të shohin përfitime të jashtëzakonshme në jetën e tyre të dashurisë dhe në përgjithësi, vetëm duke e zhvendosur dashurinë e tyre në një zonë tjetër të shtëpisë.

E keni pritur apo jo, duket se kuzhina është vendi më i mirë për të bërë seks në shtëpi, sipas ekspertit. Mund të mos jetë vendi më i pastër, por ta bësh atë pranë tenxhereve dhe tiganëve mund të paguajë shumë.

Para së gjithash, tavolina e kuzhinës apo banaku janë rekuizita perfekte për një marrëdhënie më të ngushtë, e cila do ta bëjë jetën tuaj seksuale edhe më të mirë.

Më pas, do të digjni më shumë kalori sesa do të digjni nëse do ta bënit shtrirë në dhomën e gjumit, pasi tridhjetë minuta seks intensiv është e barabartë me djegien e 150 kalorive. Në fakt, sa më intensivisht ta bëni, aq më shumë kalori do të digjni, pasi pozat që mund të bëhen atje kërkojnë edhe njëfarë kondicioni fizik.

Së fundi, seksi në kuzhinë jep më shumë ushtrime dhe kontribuon në një gjendje më të mirë fizike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!