Ky është turku që i ofroi para në këmbim të votës një 24-vjeçari në Vlorë

schedule10:37 - 21 Prill, 2021

schedule 10:37 - 21 Prill, 2021

Ky është 23-vjeçari turk i cili është proceduar penalisht në gjendje të lirë sot në Vlorë për blerje të votës.

Mësohet se Abdullagfur Balikçi është laborant dentar, ndërsa sipas policisë ai ka paguar një 24-vjeçar për t’i siguruar një listë me emra që do të jepnin votën më 25 prill.

Penalisht në gjendje të lirë u procedua edhe 24-vjeçari Jorisild Muçaj, i cili në kohë të ndryshme ka marrë një shumë lekësh nga shtetasi turk për shitje të votës. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!