Ky është shqiptari që theu sigurinë e burgut grek

schedule11:50 - 28 Maj, 2019

schedule 11:50 - 28 Maj, 2019

Dy të burgosur, një shqiptar dhe një sirian u arratisën mbrëmë nga burgu i Avlonës në Greqi. Media greke “zougla.gr” ka publikuar sot fotot e të arratisurve .

I arratisuri shqiptar nga qelia e burgut grek është shtetasi me inicialet Al. XH. Bashkë me të, ka thyer sigurinë e qelisë edhe shtetasi sirian me inicialet Ag. Ab.

I burgosuri shqiptar, sipas gazetës greke, është një 22 vjeçar i përfshirë në vrasjet e ndodhura se fundmi në burgun e Koridhalos. Ai cilësohet si pjesë e së ashtuquajturës “mafia e burgut” në Koridhalo.
Dy të burgosurit arritën te arratiseshin pasi goditen edhe një oficer policie jashtë perimetrit të burgut, i cili qëlloi në ajër me armë për t’i trembur.

Shqiptari, i lindur në vitin 1996, u arrestua për trafik droge dhe u dënua me 16 vjet burg. Ndërsa siriani i lindur në vitin 1998, u arrestua për imigracionin e paligjshëm dhe u dënua me shtatë vjet burg./abcnews.al