Në T7 është prezantuar rezultati i Exit Poll’it të Albanian Post për Komunën e Podujevës. Sipas këtij Exit Poll’i, atje fitues është Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes, raporton Express.
Bulliqi ka fituar 50.4 për qind të votave, derisa Ekrem Hyseni i LDK’së ka marr 49.6 përqind.
Deri në orën 15:30, rezultati në këtë komunë kishte qenë në favor të LDK’së, por në orët e pasdites ka ndryshuar rezultati dhe ka dal e para Vetëvendosja.
Ndryshe, Podujeva ka shkuar në balotazh, meqenëse asnjëri prej kandidatëve s’kishte arritur të fitonte votat e nevojshme për fitore në raundin e parë.
Në garë për të parin e kësaj pune kanë qenë: Shpejtim Bulliqi nga VV, Ekrem Hyseni nga LDK, Floretë Zejnullahu nga PDK, Besnik Tahiri nga AAK, Xhemajl Hasani nga NISMA dhe Gazmend Islami nga OBKD.