Ky është qeni i parë që rezulton pozitiv me koronavirusin në SHBA

schedule15:28 - 28 Prill, 2020

schedule 15:28 - 28 Prill, 2020

Winston është qeni i parë në Amerikë që ka rezultuar pozitiv për koronavirusin. Qeni është infektuar me virusin pasi kishte lëpirë pjatat e të zotëve të cilët gjithashtu ishin të infektuar.

Winston është qeni i familjes McLean të cilët jetojnë në Chapel Hill, Karolina Veriore. Familja në fjalë janë të përfshirë në një studim që po bëhet në Duke dhe pikërisht aty u testua qëni dhe doli të ishte pozitiv për virusin më 1 prill.

Kërkuesit shkuan në shtëpinë e familjes në fjalë, morën dhe morën disa kampionë prej tyre dhe prej qenit.

Helen McLean, bashkëshorti i saj Samuel, i cili punon në dhomat e emergjencave, dhe djali i tyre Ben rezultuan gjithashtu të infektuar, por nuk kanë simptoma serioze.

Ndërsa, vajza e tyre, dhe qeni tjetër i familjes e macja dolën negativë për virusin. Ata kanë edhe një hardhucë të cilit nuk iu bë testimi.

Kjo nuk është hera e parë që virusi korona infekton gjallesa të tjera veç njerëzve, në kopshtin zoologjik në Bronx ishte infektuar, por ky është rasti i parë që konfirmohet një rast mes qenve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!