Nëse mendoni se dimri është stina më romantike dhe koha kur çiftet bëjnë më shumë seks, një studim i ri ka treguar të kundërtën. Një studim nga Lovehoney, arriti në përfundimin se njerëzit që bëjnë më shumë seks në një kohë të caktuar dhe shumë më tepër në një muaj të caktuar.
2000 persona (çifte dhe beqarë) morën pjesë në sondazh dhe ata iu përgjigjën pyetjes se sa shpesh bëni dashuri çdo muaj të vitit. 22% e tyre janë përgjigjur se korriku është muaji më i mirë për marrëdhënie intime. Më pas, siç u shprehën, ndihen më të relaksuar ndërsa po shijojnë edhe pushimet verore.
Shumica e çifteve thanë se bëjnë më shumë marrëdhënie seksuale kur janë në pushime. Sipas 26% të të anketuarve, kanë më shumë dëshirë gjatë asaj kohe sepse ndihen më të relaksuar dhe kanë më shumë kohë të lirë. Megjithatë, nuk është vetëm komoditeti i kohës që i jep më shumë përparësi korrikut.
Çiftet raportuan se edhe moti i ngrohtë i ndihmon të “ndizen” më lehtë. Por në cilin muaj bëjnë më pak seks? Muajt e verës kryesuan listën e zgjedhjeve të pjesëmarrësve, me nëntorin dhe janarin në fund. /abcnews.al