Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar

schedule22:54 - 29 Mars, 2023

schedule 22:54 - 29 Mars, 2023

Luis Enrique “u pendua” që mori Ansu Fatin në Kupën e Botës në Katar, sipas gazetarit Jose Felix Diaz të Marca.

Sulmuesi i Barçës nuk i përmbushi pritshmëritë dhe bëri vetëm 2 paraqitje në turne.

Veç kësaj, sulmuesi i Real Betis, Borja Iglesias është “prekur” nga vendimi i Luis Enrique për ta zëvendësuar me Fatin. Ndoshta Iglesias ishte ai që i mungonte Spanjës në fillim.

Pas përfundimit të Kupës së Botës të Spanjës, Luis Enrique tha se kishte një lojtar që do ta linte më mirë në shtëpi dhe një që do ta kishte shtuar në vend të tij.

Tashmë, gjithçka tregon se ai kishte parasysh Fatin dhe Iglesias.

Ansu Fati padyshim që po kalon sezonin më të vështirë të karrierës së tij. 20-vjeçari luan pak edhe te Barcelona.

Kur u pyet për mungesën e kohës së lojës në Kupën e Botës, babai i Ansu Fati, Bori Fati tha se do të donte që Ansu të mos ishte thirrur fare, duke theksuar se djali i tij “kaloi keq” atje. /G.D abcnews.al/

Burimi: Marca