Ky është Ilir Likaj, në krah të Eduart Lamajt kur u ekzekutuan dy biznesmenët në Laç

schedule14:31 - 29 Qershor, 2020

schedule 14:31 - 29 Qershor, 2020

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Ilir Likajn (Xhepaj) për atentatin ndaj biznesmenit Zef Marku më 15 maj, ndërsa është i dyshuar si bashkëpunëtor në atentatin ndaj dy biznesmenëve Bujar Likaj dhe Paulin Gjergji në 30 maj në Laç.

Xhepaj dyshohet se bashkë me Eduart Lamajn të arrestuar disa ditë më parë në Tiranë si edhe dy persona të tjerë ekzekutuan më datë 30 maj dy biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji në hotelin “AA”.

Ilir Likaj (Xhepaj), autori i dyshuar

Abcnews.al ka siguruar foton e Likës, i cili njihet edhe me mbiemrin Xhepaj.

Prokuroria ka dy pista hetimi në lidhje me ekzekutimin e biznesmenëve.

Bujar Likaj, viktima

Pista e parë është ajo e ekzekutimit për llogari të një grupi tjetër kriminal, kurse pista e dytë lidhet me një konflikt të Lamajt me pronarin e hotelit ku ndodhi ngjarja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!