Personelet mjekësore që ndodhen në vijën e parë duke luftuar koronavirusin dhe personat mbi 50-vjeç do të jenë të parët që të marrin vaksinën e koronavirusit. Kjo ishte ajo që deklaroi në një konferencë për mediat Sekretari i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, në një konferencë për mediat.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se ende nuk dihet sesa të sigurta apo efektive mund të zhvillohen vaksinat dhe se kur mund të jene të disponueshme.
Autoritetet e Shëndetit në Britaninë e Madhe thonë se personelet mjekësore janë prioritet për shkak të ekspozimit të madh që kanë ndaj rrezikut, po ashtu faktor është edhe mundësia për ta kaluar virusin tek pacientët e rrezikuar.
Personat që janë mbi 50 vjeç dhe që kanë sëmundje si ato kronike të zemrës, mbipesha ose dementia, janë radhët e listës së publikuar sot.
Komiteti tha se provat e tanishme ‘tregojnë fuqimisht’ rrezikun që sjellin për personat e sëmurë me koronavirus sëmundjet kronike si dhe mosha e thyer. /abcnews.al/

