Kuzhinieri që ka gatuar për Michelle Obama, në festivalin e kulinarisë në Shkodër

schedule17:11 - 15 Korrik, 2022

schedule 17:11 - 15 Korrik, 2022

Ka gatuar për Michelle Obamën, Armanin, Ferrarin apo dhe Sofia Loren. Kuzhinieri, Carlo Zarri nga Piemonte e Italisë ka mbërritur në Shkodër për Festivalin internacional të ushqimit. Edicionit të parë të këtij festivali të organizuar nga Bashkia e Shkodrës i është bashkuar dhe kritiku i njohur i gastronomisë Edoardo Raspelli. Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia foli për rëndësinë e këtij eventi.

“Synon ta kthejë Shkodrën në një pikë referimi, jo vetëm kombëtare, por dhe rajonale dhe përtej, sa i përket kulinarisë. Iniciativa lindi gati gati spontane, si dëshirë e imja dhe prej kurjozitetit e interesit maksimal të mikut tim, Carlo Zarri për kuzhinën dhe produktet e territorit shqiptar dhe në veçanti atij shkodran. Ndjeva të nevojshme të promovoj resurset e territorit tonë.”

Festivali tre ditor që nisi të enjte nga Shiroka e ka zanafillën disa muaj më parë. Carlo Zarri tha se e mbajti premtimin.

“Ky aktivitet nisi nga miqësia dhe kjo është shumë e rëndësishme. U njoha me Bardhin në vitin 2015 në një panari në Milano. U takuam dhe vitin e kaluar nuk e dija që do bëhej kryetar bashkie, është surprizë e bukur. Në shkurt më telefonoi dhe më tha do kandidoj për Bashkinë e Shkodrës po ja dola do më ndihmosh për promovimin e qytetit. Në prill u bë kryetar dhe më tha mbaj premtin dhe të vish të promovojmë resurset.”

Ndërsa kritiku i kulinarisë, Edoardo Raspelli pas një shakaje, vlerësoi resurset e Shkodrës.

“Nuk jam i shëndoshë, por jam pak mbipeshë. Nëse jam pak mbipeshë është se punoj gjithmonë dhe puna ime është të ha. Të shëtiturit në vende të ndryshme të mbushin jetën. Ndjehem i plotësuar se po vizitoj një vend të ri që është Shqipëria.”

Mes atyre që shijuan bukuritë e natyrës dhe ushqimet e veçanta ishte dhe gazetarja Maria Grazia Ventura, e cila viziton për herë të parë Shkodrën dhe Shirokën.

“Njerëzit janë mikpritës. U ndjeva si në shtëpi që kur zbrita nga avioni, njerëz që s’më njihni sa dëgjuan që jam italiane mu afruan dhe më dhanë këshilla. Erdha si gazetare, po do kthehem si tursite!” thotë Maria Grazia Ventura, shkrimtare.

Të ftuarit shëtitën me varkë në liqenin e Shkodrës dhe shijuan gatimet e 5 shefave të kuzhinës të përgatitura me produkte bio. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!