Siç ishte vendosur, ditën e sotme gjatë seancës së radhës në Kuvendin e Shqipërisë, do të diskutohen projektligji i buxhetit të vitit 2020, projektvendimi për shtesë në objektin e veprimtarisë së Komisionit Hetimor, për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga Presidenti i Republikës.
Gjithashtu një tjetër procedurë me rëndësi, është edhe diskutimi i projekt vendimit, për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm.
Në 14 nëntor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dorëzoi renditjen përfundimtare të 3 kandidatëve në garë, Fatjona Memçaj, Arta Marku dhe Olsian Çela.
KLP ka vendosur të parin në listë Olsian Çelën, i pasuar nga Arta Marku dhe e treta Fatjona Memçaj./abcnews.al