Kuvendi shkarkoi Alibeajn, Sali Berisha: E kishte komanduar Gazment Bardhi, tani është “nul”

schedule17:49 - 30 Prill, 2022

schedule 17:49 - 30 Prill, 2022

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha e ka cilësuar edhe një herë Enkelejd Alibeajn si “nul” lidhur me detyrën e tij si kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së.

Kuvendi Kombëtar i PD-së, shkarkoi sot Alibeajn nga detyra, ndërsa për emrin e ri të kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, sipas Sali Berishës do të ndiqen procedurat nga një grup ekspertësh.

Lexo edhe: Sot Alibeajn e shkarkoi Kuvendi i PD-së, por çfarë thotë rregullorja për kreun e grupit parlamentar

“Sot u mor një vendim ndaj personit të emëruar nga Gaz Bardhi dhe ai në detyrë është “nul” për këtë Kuvend. Procedurat ligjore do ndiqen dhe do jetë grupi i ekspertëve që do përcaktojë emërimin e kryetari të grupit. Duhet të jetë një nga nën kryetarët të partisë. Emër nuk kam se varet kush do votohet. Kryesia e partisë zgjidhet para 22 majit. Kuvendi i shtrin jetëgjatësinë Komisionit deri në konstituimin e PD.” tha Sali Berisha.

Por pavarësisht se statuti i Komisionit të Rithemelimit thuhet se kryetari mund të zgjidhet nga Këshilli, tjetër gjë thotë rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë. Në nenin 16 të rregullores së Kuvendit përcaktohet se janë deputetët ata që zgjedhin kryesinë e grupit ku bën pjesë dhe kryetari.

Nëse kjo dispozitë ligjore do të ndiqej, do të ishte e vështirë të zgjidhej një kryetar grupi nga deputetët që mbështesin sot Berishën për shkak se ai ka vetëm 17 vota në grupin parlamentar ndërsa 35 të tjerë nuk iu bashkuan Kuvendit Kombëtar.

Neni 16 i Rregullores së Kuvendit:

Çdo grup parlamentar, në mbledhjen e tij të parë, zgjedh kryesinë e tij. Kryesia e grupit përbëhet nga kryetari, zëvendëskryetari, sekretari dhe/ose zëdhënësi. Në mungesë të kryetarit të grupit, ai përfaqësohet nga zëvendëskryetari.

Për zgjedhjen e kryesisë, si dhe për çdo ndryshim të mëvonshëm të përbërjes së grupeve parlamentare ose kryesive të tyre, vihet në dijeni Kryetari i Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit zhvillon takim me kryetarët e grupeve parlamentare me qëllim përcaktimin e vendeve të grupeve parlamentare në sallën e Kuvendit. Vendet e deputetëve të secilit grup parlamentar përcaktohen nga kryetari i secilit grup.

Grupet parlamentare miratojnë rregulloren e brendshme të organizimit të tyre.

/abcnews.al/

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!