Kuvendi rrëzoi sot një tjetër dekret të Presidentit Meta. Gjatë diskutimeve PS tha se shkarkimi i Metës është urgjencë, ndërsa opozita parlamentare e kushtëzon votën me ndryshimin e sistemit zgjedhor. Damian Gjiknuri tha se është gati që si presidenti të largohet nga komisioni, nëse kjo i shërben dialogut mes PS dhe PD-së.
Edhe në mungesë të kryeministrit, Ilir Meta ishte kryefjala e debateve parlamentare. Edhe pse të hënën kanë një seancë të posaçme për shkarkimin e tij, socialistët shfrytëzuan një ligj të rikthyer në Kuvend nga presidenti për të treguar se s’ka tërheqje nga shkarkimi.
Numri dy i socialistëve, e sheh shkarkimin e Presidentit si një çmim që duhet paguar për të mbrojtur reformën në drejtësi.
Por opozita parlamentare e kushtëzon votën për shkarkimin e Presidentit me reformën zgjedhore.
Këto propozime e detyruan Damian Gjiknurin të dalë të podium për herë të parë për përgjimet dhe të bëjë ofertën e tij të ngjashme me presidentin.
Më të rinjtë nuk ngurrojnë për tu bashkuar në aksionin kundër Presidentit.
Pavarësisht bindjeve të partisë së tij, Gramoz Ruci nuk toleron mungesën e etikës.
Në fund, Kuvendi e rrëzoi dekretin e Metës që kërkonte rishqyrtimin e ligjit për përmbarimin gjyqësor privat./ABC News Albania 24/7