Kuvendi i Shqipërisë miratoi në parim buxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2018

schedule08:59 - 17 Nëntor, 2017

schedule 08:59 - 17 Nëntor, 2017

Pas një seance maratonë që zgjati për rreth 16 orë Kuvendi miratoi në parim në orët e para të mëngjesit të sotëm projekligjin e buxhetit të vitit 2018.

Projektligji u miratua me 75 vota pro të mazhorancës dhe 47 kundër të opozitës, ndërkohë 17 deputetë abstenuan.

 

Me 74 vota pro dhe 47 kundër, Kuvendi miratoi edhe 6 projektligjet e paketës fiskale që do të zbatohen gjatë vitit 2018.

Po ashtu Kuvendi miratoi edhe Ilir Zelën në postin e kreut të Këshillit Drejtues të AKEP-it me 73 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim.

Ne séance qe perfundoi sot rreth ores 2 te mengjesit  u miratua me 72 vota pro Eriola Sadushi, anëtare e bordit të Entit Rregullator të Energjisë./abcnews.al