Kuvendi i Berishës, Topalli: Sot është dita për të bërë kthesën, PD mund të kthehet te vetja e saj  

schedule10:28 - 30 Prill, 2022

schedule 10:28 - 30 Prill, 2022

Ish-kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli i është bashkuar Kuvendit Kombëtar të PD të organizuar nga Komisioni i Rithemelimit të PD.

Topalli deklaroi se sot është koha që PD të kthehet te vetja dhe te pushteti moral.

“Ne duhet t’i rikthehemi vlerave dhe mbi të gjitha me ju rikthy pushtetit moral. Opozita duhet të ishte pushteti moral. Ka marrë fund koha kur ajo ishte e rreme, sot PD mund të kthehet te vetja e saj. Mund ta bëjë. Nuk është hera e parë që gjendet në vështirësi. Unë besoj”, tha Topalli.

Para nisjes së Kuvendit ajo theksoi se duhet gjetur forca për të thënë të vërtetën dhe se nuk është nevoja për të pasur karrige për të bërë beteja të vërteta.

“Mund të them, edhe pa qenë deputete në krye të PD, njeriu duhet të gjejë forcë për të thënë të vërtetat e tij. Ne jemi në një kohë që duhet të bëjmë beteja të vërteta. E rëndësishëm është që bashkimi të bëhet mbi vlera”, shtoi Topalli.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!