Kreu i PD Lulzim Basha ka nisur mbledhjen me kryesinë pak minuta pasi Kuvendi i mbledhur nga Sali Berisha ka votuar pro shkarkimit të tij nga posti i kryetarit. Në Kryesinë e PD do të merren masa disiplinore për atë që ndodhi sot në Kuvnedin e Berishës në “Air Albania”.
Propozimi për rendin e ditës;
1. Hapi i parë që duhet hedhur është thirrja e Këshillit Kombëtar nesër. Parashtrimi i një rezolute për qëndrimin e Këshillit Kombëtar për çështje si: kursi i ndjekur nga PD për vlerat pro perëndimore pro Nato dhe SHBA dhe qëndrimi ndaj disa anëtareve të saj për shkeljen e statutit.
2. Marrja e disa masave disiplinore që janë në tagrin e tij.
3. Qëndrim politik nga kryesia.
4. Marrja e masave që janë në tagrin e kryesisë. Për shembull shkarkimi i 11 kryetarëve të degëve që refuzuan të zbatojnë vendimin e kryesisë për thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 18 dhjetor.
Kuvendi i mbledhur nga ish-kryeministri që prej orës 10:00 të mëngjesit të sotëm në stadiumin “Air Albania”, vendosi shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, të tre nënkryetarëve, Grida Duma; Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj dhe të Bashës.
Pak metra larg Kuvendit të Berishës Basha gjatë një fjalimi në selinë e PD me rastin e 31 vjetorit të themelimit të saj u shpreh se dera është e hapur për të gjithë. Në këtë ditëlindje Basha tha se PD është ndarë për shkak të interesave personale të një individi, referuar këtu Berishës. Sipas tij mentalitetet e të shkuarës po mundohen të shkruajnë historinë por nuk mund ta bëjnë këtë pa mbështetjen e SHBA dhe BE. /abcnews.al