Kuvendi i 30 prillit, vendimet që pritet të merren: Nga “posti” i Topallit, te zgjedhja e organeve të reja

schedule14:00 - 26 Prill, 2022

schedule 14:00 - 26 Prill, 2022

Komisioni i Rithemelimit të PD e konsideron të panegociueshme, datën 30 prill për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar. Pavarësisht ndasive mes demokrateve, Kuvendi ka për qëllim bashkimin e të gjithë rrymave në PD.

Gazetari i Abc Juxhin Mustafaraj i ftuar në “Abc Live” me Sibora Bitrin ka folur mbi vendimet që pritet të merren në 30 prill.

Kuvendi i datës 30 prill do të jetë zgjedhor si ato që jemi mësuar të shikojmë në PD. Është lajmëruar se do ketë rikthim të Jozefina Topalli si anëtare e Këshillit Kombëtar. Anëtarët e Zgjedhur të Këshillit do mblidhen në një tjetër mbledhje pas pak ditësh ku do zgjedhin organet e reja të partisë, kryesinë, sekretarët, etj”, tha mes të tjerash Mustafaraj.

Prej 25 marsit, PD drejtohet ne mënyrë kolegjiale nga Komisioni i Rithemelimit, por në kushtet kur SHBA e ka shpallur si të panegociueshëm bashkëpunimin politik me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ndërkohë Komisioni i Rithemelimit vijon zhvillimin e zgjedhjeve për krerët e degëve.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!