Kuvendi do mblidhet të enjten e të premten

schedule12:45 - 17 Dhjetor, 2018

schedule 12:45 - 17 Dhjetor, 2018

Parlamenti pritet të mblidhet në dy seanca këtë javë, të enjten e të premten, që do jenë të fundit për këtë sesion parlamentar. Kjo u bë e ditur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS. Burime pranë mbledhjes që drejtohej nga kryeministri Rama, bënë të ditur se në seancën e të enjtes socialistët do rrëzojnë dekretin e Metës që ktheu për rishqyrtim në kuvend, buxhetin për vitin 2019. Ndërsa të premten do mbahet një seancë e posaçme për amendamentin kushtetues të opozitës për Vettingun në politikë, tashmë edhe me një opinion zyrtar nga Komisioni i Venecias.

Në mbledhjen e grupit, deputeti Pjerin Ndreu shprehu si shqetësim, sjelljen e ministrave nëpër komisionet parlamentare, pasi personalizojnë debatin. Ndreu kërkoi që ministrant të koordinohen me deputetët, një kërkesë që gjeti mbështetjen e kryeministrit. Madje Rama ka bërë një paralelizëm ironik me ministrat që shkojnë të papërgatitur në komisione. “Mos shkoni si Mona në dasëm”, mësohet t’u ketë tërhequr vëmendjen kryeministri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!