Kuvendi 1 minutë heshtje për mikun amerikan të shqiptarëve

schedule11:32 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 11:32 - 9 Dhjetor, 2021

Kuvendi i Shqipërisë në seancën e sotme plenare ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të ish-senatorit amerikan Bob Dole, një hero i Luftës së Dytë Botërore, që vdiq të dielën në moshën 98 vjeçare. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla evidentoi rolin e tij në pavarësinë e Kosovës.

Ishte një kontributor i jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës. Ka mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve ndaj në nderim të tij të mbajmë një minutë heshtje. Pushoftë në paqe”.

Shqiptarët do ta kujtojnë zotin Dole si njeriun që u angazhua herët në politikën amerikane për Kosovën dhe luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!