Kuvend i Shqipërisë miratoi projekt-rezolutën për dhunën në familje

schedule21:40 - 4 Dhjetor, 2017

schedule 21:40 - 4 Dhjetor, 2017

E iniciuar nga deputetët demokratë, parlamenti votoi unanimish projekt rezolutën për dënimin e fenomenit të dhunës në familje dhe marrjen e masave urgjente për evidentimin e situatës dhe gjetjen e mekanizmave ligjorë për parandalimin e këtij fenomeneni.
Në seancën e sotme plenare deputetët mazhorancës dhe opozitës u bënë bashkë për ti dhënë zgjidhje shkaqeve dhe pasojave që vjen nga udhstrimi i dhunës në familje.
Me 111 vota Kuvendi i Shqipërisë votoi projekt-rezolutën per dhunën në familje.
Po ashtu, me 112 vota u miratua projekt-rezoluta “Për objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të Axhendës 2030 të shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara”./abcnews.al