Partizani-Kukësi është një nga ndeshjet më të rëndësishme të kësaj jave. Në program ëshët për t;u luajtur të hënën prej orës 18:00. Ultras Guerrils nuk janë shumë dakord, siç nuk ishin as për takimin e luajtur të enjten me Skënderbeun.
Gjithsesi nuk kanë rrugë tjetër dhe vënë Partizani para gjithçka. Thirrjet për një stadium plot kanë nisur, ndërkohë që duan të mos e lëshojnë më kreun e renditjes. Vjet festuan titullin pas 26 vitesh dhe duan që sërish të jenë kampionë.
“Ndeshja e radhës luhet të hënën. Supersporti dhe klubi kanë vendosur kështu. Është një nga ndeshjet më të rëndësishme të fazës së dytë dhe padyshim tani vendin e parë nuk duhet ta lëshojmë.
Ndaj i bëjmë thirrje të gjithë tifozerisë së Partizanit për angazhim dhe masivitet përtej ditës, orareve dhe çdo pengese tjetër. Ashtu siç bëmë dje, ashtu si gjithmonë! “Ju kurrë nuk do të jeni vetëm” nuk është vetëm një slogan. Nga java në javë, nga ndeshja në ndeshje, më shumë dhe më fuqishëm!”, shkruhet në komunikatën e Guerrils. /abcnews.al