Kushtojnë plot 2500 euro, pse të gjithë po flasin për çizmet e Victoria Beckham

schedule20:24 - 25 Tetor, 2022

schedule 20:24 - 25 Tetor, 2022

Mbrëmjen e së hënës, Victoria Beckham u shfaq në emisionin e Andy Cohen, What Happens Live. Ashtu siç pritej, stilistja e njohur tërhoqi sytë me veshjen e saj të mrekullueshme.

Victoria zgjodhi një fustan asimetrik blu të çelur me teksturë metalike nga koleksioni i saj Resort 2023, i cili fatkeqësisht nuk është ende i disponueshëm për blerje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)

Ajo që bëri përshtypje nga look-u i saj plot shkëlqim, ishin çizmet mbi gju të shtëpisë së modës YSL.

Këto çizme kushtojnë rreth 2500 € dhe janë prej rrjete të imët me elemente dekorative.

Ndërkohë, në intervistë, Victoria u pyet nëse Spice Girls do të ribashkoheshin në një moment në të ardhmen. Ajo u përgjigj: “E dini, u argëtova shumë duke qenë në Spice Girls, por mendoj se tani me gjithçka tjetër që kam, modën, linjën time të bukurisë, katër fëmijët e mi, nuk mund të angazhohem. Por unë u argëtova shumë në grup. I dua vajzat. Më pëlqen shumë të këndoj si Spice Girls kur bëj karaoke, por mendoj se është më mirë në këtë mënyrë.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!