Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kushti që po bllokon marrëveshjen Iran-SHBA

schedule09:10 - 23 Maj, 2026

schedule 09:10 - 23 Maj, 2026

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, ka deklaruar se çdo kërkesë që Teherani të dorëzojë Shteteve të Bashkuara uraniumin e tij të pasuruar në nivel të lartë është “e papranueshme që në nisje” dhe nuk mund të shërbejë si bazë për negociata.

“Ne nuk do të arrijmë në një përfundim nëse përpiqemi të hyjmë në detaje që lidhen me uraniumin e pasuruar në nivel të lartë në Iran“, është shprehur ai, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA.

Baghaei ka shtuar gjithashtu se një delegacion nga Katari aktualisht po zhvillon bisedime me ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghchi. Ai theksoi se Pakistani vazhdon të mbetet ndërmjetësi kryesor në negociatat mes palëve. Sipas tij, diskutimet diplomatike janë ende në zhvillim, ndërsa çështja e uraniumit mbetet një nga pikat më të ndjeshme të përplasjes në negociata.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!