Prej kohësh flitet për një transferim të Lautaro Martinez te Barcelona në fund të këtij sezoni. Klubi katalanas ka vendosur të investojë te sulmuesi i Interit, i cili ka një klauzolë largimi prej 111 milion eurosh.
Dëshira e madhe për të luajtur përkrah Leo Messit i ka mbushur mendjen sulmuesit zikaltër për të pranuar ofertën e Barcelonës, por ai ka një kusht. Sport.es raporton se 22-vjeçari ka kërkuar që të plotësohen dëshirat teknike të Interit.
Emra si Vidal, Semedo, Rakitic dhe Todibo, mund të përfshihen në këtë operacion dhe pritet të kalojnë në skuadrën e Antonio Contes. Nuk përjashtohet as një shkëmbim me Antoine Griezmann, me klubin italian që do gjente menjëherë pasuesin e Lautaros në sulm. /abcnews.al