Kontrata e Pep Guardiolës me Manchester City përfundon në vitin 2021, por fundi i këtij sezoni mund ta largojë nga ekipi anglez. Trajneri spanjoll ia ka bërë të qartë drejtuesve kërkesat e tij për merkaton.
Guardiola kërkon 3 përforcime cilësore: një mbrojtës qendror, një mbrojtës krahu dhe një sulmues. The Athletic raporton se mungesa e këtyre blerjeve mund të sjellë ndarjen mes palëve në fund të këtij sezoni.
Ndihmësi i tij, Mikel Arteta është drejt kalimit në pankinën e Arsenal. Katalanasi nuk dëshiron më surpriza të tilla dhe kërkon garanci për të ardhmen. Drejtuesit e klubit i kanë të qarta kërkesat e trajnerit dhe do bëjnë maksimumin për t’ia realizuar, përndryshe Guardiola do të largohet. /abcnews.al