“Kushtetuesja” vendos për “fatin” e tij,  Meta i qeshur, përcjell përfaqësuesit në Gjykatë

schedule09:15 - 1 Shkurt, 2022

schedule 09:15 - 1 Shkurt, 2022

Presidenti Ilir Meta po përcjell përfaqësuesit ligjorë për në Gjykatën Kushtetuese e cila do të shqyrtojë kërkesën për shkarkimin e tij.

“Bashkë me Landin duke përcjellë Bledin dhe Katrinën për në Gjykatë”, shkruan Meta. Vetë Kreu i Shtetit siç ka deklaruar më herët, nuk do të jetë i pranishëm në seancë, por që do të dërgojë 2 përfaqësues ligjor, të cilër janë këshilltari i tij ligjor, Bledar Dervishaj dhe Katrina Treska Drejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimeve Juridike në Presidencë.

Në një tjetër foto të publikuar disa minuta më parë Meta shkruante: “Ku ka më bukur kur e nis ditën duke dëgjuar Ritën dhe kalendarin artistik të Shkodrës”.

Për herë të parë në historinë e pluralizmit politik në Shqipëri, organi më i lartë i drejtësisë do të zhvillojë një proces shkarkimi ndaj kreut të shtetit. Kreu i shtetit u shkarkua në shtator të vitit të kaluar në Kuvend me votat e shumicës socialiste pasi sipas tyre ai kishte shkelur kushtetutën me deklaratat dhe qëndrimet gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, 2021. Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk e njeh vendimin e Kushtetuese dhe se do të qëndrojë në detyrë deri në përfundim të mandatit në korrik të këtij viti. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!