Kushtetuesja shtyu vendimin për Berishën/ Avokati: Masa e sigurisë nuk ndryshohet, kërkesë pa pasoja juridike

schedule13:43 - 19 Nëntor, 2024

schedule 13:43 - 19 Nëntor, 2024

Avokati Arbër Hoxhaj ka folur lidhur me vendimin e shtyrë të Gjykatës Kushtetuese për kërkesën e Sali Berishës për masën e sigurisë pa autorizim nga Kuvendi.

Në një lidhje me Skype për “News Line”, ai u shpreh se kërkesa e Berishës nuk sjell asnjë pasojë juridike.

Hoxhaj theksoi se duhet të pritet vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, megjithatë masa ‘detyrim paraqitje’ nuk ndryshohet, pasi nuk ka ndikim.

“Berisha është në të drejtën e tij ligjore për t’iu drejtuar gjykatës.

Në thelb, është një kërkim pa objekt, për sa kohë kemi të bëjmë me një kërkesë pa ndryshim. Kodi i procedures penale, rregullorja e kushtetutës janë të qarta.

Kemi të bëjmë me dy lloje imuniteti absolut dhe relativ. Imuniteti si koncept ka lindur në Revolucionin Francez, por në shekullin 21 kemi të bëjmë me një imunitet relativ, pasi rregullorja e kuvendit është ndryshuar.

Ligji është çështje interpretimi, për ndryshe nuk janë tre shkallë gjykimi. Por është e vërtetë që ka pasur një interpretim nga ana e mbrojtësve të zotit Berisha. Këtë punë e ndan Gjykata Kushtetuese dhe nuk besoj do të ketë një vendimmarrje.

Por siç e thash në thelb, nuk ndryshon asgjë në raport me zotin Berisha. Kështu që nuk ka se si ta afektojë drejtpërdrejtë apo tërthorazi lidhur me masën. Praktikisht është një kërkesë që nuk sjell pasoja juridike.

Zoti Berisha është i destinuar të shkojë drejt Gjykatave Evropiane, por jemi shumë herët për të thënë se çfarë rruge do të ndjeki”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!