Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kushtetuesja “përfundon” zvarritjen/ Zbardh më në fund me një muaj vonesë vendimin për rregulloren

schedule18:41 - 20 Prill, 2026

schedule 18:41 - 20 Prill, 2026

Pasi e zvarriti për 1 muaj nga afati maksimal, Gjykata Kushtetuese ka zbardhur më në fund vendimin për Rregulloren e Kuvendit, që prek strutkurën e komisioneve parlamentare.

Kushtetuesja, sipas ligjit të vet, duhet ta kishte publikuar vendimin më 23 mars por ajo mori dhe gati një muaj dhe vendimi u publikua këtë të hënë, me gati 1 muaj vonesë.

Publikimi i vendimit të arsyetuar është i rëndësishëm pasi i hap rrugën Kuvendit të Shqipërisë që të miratojë edhe një herë strukturën e komisioneve parlamnetare.



Socialistët që prej fillimit të marësit deklaruan se ata nuk do të ndryshojnë asnjë nga 11 komisionet dhe nisën punën shpejtë për ta miratuar edhe një herë në Parlament.

Por demokratët, që bën dhe ankimimin në Gjykatën Kushtetuese, theksonin se PS-ja nuk mund të kaloj për miratim Rregulloren, pa publikimin e vendimit të arsyetuar nga Gjykata Kushtetuese.

Shkeljen e afatit prej një muaji në publikimin e vendimit e konstatoi dhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, që thirri pak ditë më parë mbledhjen e Këshillit të Rregullores.

Në vendimin dhënë më 23 mars, Gjykata Kushtetuese i kërkoi Kuvendit që të miratojë strukturën e re të Parlamentit duke respektuar afatet dhe dialog mes dy palëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!