Kushtetuesja/ Kuvendi hap garën për një anëtar

schedule16:43 - 12 Shkurt, 2018

schedule 16:43 - 12 Shkurt, 2018

Kuvendi i Shqipërisë hap procedurën për plotësimin e një vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese. Përmes një njoftimi zyrtar, Kuvendi shpalli të hapur garën për vendin e lënë të lirë, nga ish-anëtari Vladimir Kristo.
Mes nëntë kritereve të radhitura për kandidatët, kërkohet përvojë pune, jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat a profesor i së drejtës, si edhe mosushtrimi i funksioneve politike gjatë 10 viteve të fundit.
Aplikimet për shprehje interesi, bashkë me dokumentacionin e nevojshëm, duhet të paraqiten brenda 15 Marsit 2015 në Kuvend.
Javën e kaluar Presidenti i Republikës, Ilir Meta, çeli garën për dy vende vakante në Kushtetuese, që i takojnë presidencës.
Aktualisht gjykatës Kushtetuese i mungojnë katër anëtarë, nga nëntë që përbëjnë trupën e saj./abcnews.al