Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kushtetuesja, “kështjella e fundit”/ Vokshi: Lojërat politike po mbajnë peng Kosovën!

schedule17:18 - 8 Shtator, 2025

schedule 17:18 - 8 Shtator, 2025

Situatë politikë në Kosovë, vijon të mbetet në “ngërç” dhe pa asnjë zgjidhje. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do t’i dërgojë të martën gjykatës më të lartë të vendit, komentet e saj për çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Krenare Vokshi, gazetare dhe juriste në Kosovë, në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News komentoi zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërsa ritheksoi se prej shkurtit vendi nuk ka institucione.

“Kanë kaluar shumë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve dhe ende nuk është arritur zgjidhja e situatës dhe pasojat i vuajnë qytetarët”, tha ajo.

Gjithashtu gjatë intervistës, nënvizoi se lojërat politike po mbajnë peng Kosovën.

“Gjithçka mbetet të shihet deri ditën e nesërme. Por pritet që presidentja të ketë sërish një ton diplomatik. Nëse nuk ka zgjidhje për zgjedhjen e nënkryetarit të listës serbe atëherë vendi shkon në zgjedhje. Në raport me sistemin e drejtësisë, Albin Kurti ka treguar që është selektiv. Gjykata Kushtetuese është organi më i lartë që ka të drejtë të bëjë interpretimin e kushtetutës dhe të japë konkluzione për të gjitha ata që paraqesin paqartësi”, tha më tej ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!