“Kushtet mbytëse në spitale” gjatë pandemisë, mjekët në Greqi futen në grevë urie

schedule15:11 - 23 Shkurt, 2021

schedule 15:11 - 23 Shkurt, 2021

Mjekët e spitaleve në Greqi kanë hyrë ditën e sotme në grevë ndërsa dhjetëra prej tyre marshuan në Athinë për të protestuar ndaj kushteve “mbytëse” gjatë pandemisë.

Ndërsa numëron rreth 6,000 vdekje nga Covid-19, Greqia duket se po ia del më mirë sesa pjesa më e madhe e Evropës për të kontrolluar pandeminë dhe ka parandaluar që sistemi shëndetësor, i goditur nga kriza financiare prej vitesh, të futet në kolaps.

Megjithatë, njësitë e kujdesit intensiv në spitalet shtetërore po operojnë me afërsisht 80% të kapacitetit dhe mjekët kërkojnë që qeveria të krijojë njësi të reja për pacientët me COVID-19 në vend që të përdorë ato ekzistuese, si dhe të punësojë më shumë staf e të përdorë burimet nga sektori privat .

“Ekziston një rrezik serioz si për pacientët në gjendje të rëndë nga Covid-19 ashtu edhe për pacientët me sëmundje kritike të tjera”, tha unioni i  mjekëve të spitalit Oenge, në një deklaratë. Situata në spitale përshkruhet si “mbytëse”.

Më shumë se 1,200 pacientë me Covid kanë kaluar nëpër kujdesin intensiv në Greqi që nga fillimi i pandemisë. sb/abcnews.al/