Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar se do të shpallë masat e reja që do të ndërmarrë vendi i tij.
Ambasadori Albert Prenkaj në një intervistë për emisionin “Balkan Update” në ABC News, u shpreh se reagimet e Vuçiç vijnë si pasojë e veprimeve të qeverisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Teksa analizoi situatën në veri të Kosovës, Prenkaj tha se presidenti serb kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të reja atje.
“Kërcënime të tjerë vijojnë përmes përfaqësuesve të Listës serbe. Doktrinën e botës serbe, që Serbia është punuar me ngulm tashmë është diskursi që Kosova e ka pasur diskriminim.
Qeveria Kurti dhe vetë kryeministri Kurti në veprimet e tij në veri… kemi parë veprime të njëpasnjëshme. Mbyllja e komunave paralele, edhe në këtë drejtim sha një kundër reagim. Po shohim këto kërcënimet, pamfletet që vijën n nga nivele të ndryshime institucionale. Qeveria Kurti i ka kontribuar tej mase kësaj çfarë po ndodh. Presidenti i Serbisë do të dale me paraqitjen tij dhe të shohim deri ku është limiti kërcënimit të tij. Është në vazhdimësi kërkesë që përmes diskursit, për të bindur komunitetin ndërkombëtar dhe kërkesë për kthimin e një numri të zyrtarëve të Serbisë në Kosovë”, tha Prenkaj.
Sakaq, ambasadori foli për kërcënimet e presidentit rus Valdimir Putin ndaj NATO-s dhe perëndimit, duke thënë se duhen marrë seriozisht.
“Putin ndërmori sulmin ushtarak të paprovokuar në Ukrainë, që shkoi në një luftë që po bën më shumë se dy vite. Kërko kërcënime, provokim e të mëdha, që i bën herë Vuçiç dhe herë i bën Kurti, po hedhin vaj në zjarr.”, përfundoi ai.