Ligji për ligjërimin e basteve sportive online ka nisur diskutimet në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.
Kreu i komisionit të Ekonomisë dhe Financave tha se kjo masë është e domosdoshme për të formalizuar gradualisht tregun.
Eduard Shalsi theksoi se kompanitë do të licensohen në bazë të disa kritereve shumë të forta.
“Pika nevralgjike që duhet të sigurojmë, ne të kemi sistemin e gjurmueshmërisë. Alarmi vjen nga mundësia e manipulimit të platformave.”
Zv.ministrja e Financave, Vasilika Vjero theksoi se ky draft është i rëndësishëm për të luftuar informalitetin.
“Për të mbrojtur popullatën, për të mbrojtur lojtarin, por për të garantuar disa të ardhura shtesë në buxhet dhe për të luftuar informalitetin”.
Një propozim në komision, kishte edhe për legalizimin e kazinove online.
Komisioni i Ekonomisë dhe i Financave i propozoi Ministrisë së Financave që të nisë hartimin e një ligji të ri për lojërat e fatit. Projektligji për lojërat e fatit do të kalojë për miratim në parlament në datën 21 dhjetor./abcnews.al